Moda ndryshon çdo vit dhe ndonjëherë është e vështirë të ndjekësh të gjithë stilet e reja. Prandaj është shumë normale nëse ju nuk blini çdo gjë të re që del në treg. Diçka që duhet pasur në vëmendje është se garderoba juaj tregon shumë se kush jeni ju.
Ju keni mundësi ta konrolloni plotësisht këtë faktor. Nuk ka rëndësi nëse ju keni një garderobë të tejmbushur me rroba ose një garderobë shumë të vogël, nëse nuk e optimizoni atëherë ju nuk po visheni në potençialin e plotë të saj.
Ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të optimizoni garderobën tuaj dhe t’I bëni veshjet më argëtuese. Ja disa ide:
Ylberi
Çdo javë zgjidhni një ngjyrë që do të vishni më së shumti. Për shembull javën e parë ngjyrë të kuqe, të dytën të verdhë dhe kështu me rradhë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të kontrolloni në garderobën tuaj dhe të vishni rroba, të cilat ju I keni lënë menjëanë ose dhe I keni harruar se I keni. Gjithashtu veshjet tuaja do të duken më interesante dhe me jetë.
Ndryshim “Uniforme”
Sipas një studimi të bërë nga Dr. Jennifer Baumgartner shumiça e njerëzve veshin 20% të rrobave në 80% të rasteve. Seçili nga ne ka disa rroba të preferuara të çilat I vesh shumë shpesh, por kjo duhet të ndryshojë. Një mënyrë është që rrobat e fundit që keni veshur t’I varni në çepin më të largët të dollapit tuaj dhe në fillim të vendosni ato që si keni veshur akoma ose kurrë. Në këtë formë mendja juaj krijon automatikisht idenë për t’I veshur ato. Një tjetër mënyrë është ti varni rrobat që keni veshur sëfundmi mbrapsht, kjo ju ndihmon t’I dalloni ato nga njëra tjetra dhe të imponon të marrësh rrobat e tjera.
Shkruajini në një bllok
Kjo metodë është më shumë për për ata njerëz, të çilët kanë shumë rroba por akoma nuk e kane krijuar stilin e tyre. Shkruajini në bllok çdo ditë çfarë vishni. Çfarë materiali kanë, çfarë forme, çfarë stili, si ju bëjnë të ndiheni, si ju tregojnë format. Në këtë mënyrë ju taregtizoni ato rroba të çilat ju rrinë më mirë dhe ndiheni më mirë me to. Kjo është mënyra e duhur për të gjetur ato që ju përshtaten dhe ju ndihmon të shpenzoni vetëm për rrobat e duhura.
Këshillohuni me një mike
Ndonjëherë e vetmja gjë që ju mungon është një mendim objektiv mbi garderobën tuaj. Mendimi I një personi të jashtëm, por që e njeh stilin tuaj. Kjo do ju ndihmojë të krijoni kombinime të reja dhe të rifreskoni veshjet tuaja. Pa përmendur faktin se është një veprimtari argëtuese , që mund ta bëni me shoqet tuaja.
Këto ishin disa nga metodat agëtuese dhe pa kosto për të rifreksuar garderobën tuaj. Shpresoj që t’ju kemi ndihmuar sado pak. Për më shumë mund të ndiqni kleas.shop në Instagram. Kleas.shop vjen me trendet më të fundit të çantave dhe aksesorëve, të cilat do ju ndihmojnë të përmirësoni garderobën tuaj.