Enjoy your Shopping
Fashion Masonry

Mënyra sesi të marrësh maksimumin nga garderoba juaj

Mënyra sesi të marrësh maksimumin nga garderoba juaj

Moda ndryshon çdo vit dhe ndonjëherë është e vështirë të ndjekësh të gjithë stilet e reja. Prandaj është shumë normale nëse ju nuk blini çdo gjë të re që del në treg. Diçka që duhet pasur në vëmendje është se garderoba juaj tregon shumë se kush jeni ju.

Ju keni mundësi ta konrolloni plotësisht këtë faktor. Nuk ka rëndësi nëse ju keni një garderobë të tejmbushur me rroba ose një garderobë shumë të vogël, nëse nuk e optimizoni atëherë ju nuk po visheni në potençialin e plotë të saj.

Ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të optimizoni garderobën tuaj dhe t’I bëni veshjet më argëtuese. Ja disa ide:

Ylberi

Çdo javë zgjidhni një ngjyrë që do të vishni më së shumti. Për shembull javën e parë ngjyrë të kuqe, të dytën të verdhë dhe kështu me rradhë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të kontrolloni në garderobën tuaj dhe të vishni rroba, të cilat ju I keni lënë menjëanë ose dhe I keni harruar se I keni. Gjithashtu veshjet tuaja do të duken më interesante dhe me jetë.

Ndryshim “Uniforme”

Sipas një studimi të bërë nga Dr. Jennifer Baumgartner shumiça e njerëzve veshin 20% të rrobave në 80% të rasteve. Seçili nga ne ka disa rroba të preferuara të çilat I vesh shumë shpesh, por kjo duhet të ndryshojë. Një mënyrë është që rrobat e fundit që keni veshur t’I varni në çepin më të largët të dollapit tuaj dhe në fillim të vendosni ato që si keni veshur akoma ose kurrë. Në këtë formë mendja juaj krijon automatikisht idenë për t’I veshur ato. Një tjetër mënyrë është ti varni rrobat që keni veshur sëfundmi mbrapsht, kjo ju ndihmon t’I dalloni ato nga njëra tjetra dhe të imponon të marrësh rrobat e tjera.

Shkruajini në një  bllok

Kjo metodë është më shumë për për ata njerëz, të çilët kanë shumë rroba por akoma nuk e kane krijuar stilin e tyre. Shkruajini në bllok çdo ditë çfarë vishni. Çfarë materiali kanë, çfarë forme, çfarë stili, si ju bëjnë të ndiheni, si ju tregojnë format. Në këtë mënyrë ju taregtizoni ato rroba të çilat ju rrinë më mirë dhe ndiheni më mirë me to. Kjo është mënyra e duhur për të gjetur ato që ju përshtaten  dhe ju ndihmon të shpenzoni vetëm për rrobat e duhura.

Këshillohuni me një mike

Ndonjëherë e vetmja gjë që ju mungon është një mendim objektiv mbi garderobën tuaj. Mendimi I një personi të jashtëm, por që e njeh stilin tuaj. Kjo do ju ndihmojë të krijoni kombinime të reja dhe të rifreskoni veshjet tuaja. Pa përmendur faktin se është një veprimtari argëtuese , që mund ta bëni me shoqet tuaja.

Këto ishin disa nga metodat agëtuese dhe pa kosto për të rifreksuar garderobën tuaj. Shpresoj që t’ju kemi ndihmuar sado pak. Për më shumë mund të ndiqni kleas.shop në Instagram.  Kleas.shop vjen me trendet më të fundit të çantave dhe aksesorëve, të cilat do ju ndihmojnë të  përmirësoni garderobën tuaj.

Fashion Masonry

5 gjëra që çdo kush duhet të ketë në garderobë

5 gjëra që çdo kush duhet të ketë në garderobë

Nuk ka rëndësi për cfarë stine bëhet fjale, disa gjëra duhet të jenë gjithmonë në garderobën tuaj. Rroba universale, që edhe me kalimin e kohës nuk e humbasin stilin e tyre, pasi të gjithë e dimë sa shpejt ndryshon moda e veshjeve.  Përvec rrobave edhe aksesorët janë shumë të rëndësishëm. Ato I japin veshjes suaj një pamje më të kompletuar.

Një këmishë.

Ju mund të jeni një tip shumë sportiv, por një këmishë duhet pasur patjetër. Këmisha është e nevojshme për raste serioze. Papritur mund t’ju dalë një event ose duhet të shkoni në një interviste pune. Këmisha është aty për t’ju shpëtuar.

Atlete të bardha

Atletet mund t’ju shpëtojnë jetën. Sidomos tani që ato mund të vishen dhe me veshje klasike. Një palë atlete të bardha shkojnë me cdo ngjyrë dhe stilt të veshjes suaj.

Varëse

Varëset janë dhe do të mbetën gjithmonë trendi. Ato I shtojnë vlerë dhe rëndësi veshjes suaj. Ajo që duhet të keni patjetër është një varëse ngjyrë gold e cila bien në sy. Vendoseni sipër veshjes suaj dhe do ta shikoni ndryshimin.

T-shirt I bardhë

Ngjyra e bardhë është një ngjyrë universale, shkon me të gjitha llojet e ngjyrave dhe është shumë e lehtë për tu kombinuar. Prandaj një T-shirt me mëngë të shkurtra e bardhë është e domosdoshme.

Fustan I thjeshtë

Fustanet janë veshje ideale, për të krijuar një look të thjeshtë dhe të përditshëm. Jeni me nxitim dhe nuk keni kohë të kombinoni rrobat më njëra- tjetrën? Një fustan I lehtë është zgjidhja, kombinuar me atletet e bardha dhe jeni gati në kohë record.

Këto ishin sugjerimet tona, që shpresoj t’ju ndihmojnë sado pak.  Për më shumë sugjerime dhe ide mund të ndiqni kleas.shop në Instagram.

This is a standard cookie notice which you can easily adapt or disable as you like in the admin. We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.