Nuk ka rëndësi për cfarë stine bëhet fjale, disa gjëra duhet të jenë gjithmonë në garderobën tuaj. Rroba universale, që edhe me kalimin e kohës nuk e humbasin stilin e tyre, pasi të gjithë e dimë sa shpejt ndryshon moda e veshjeve. Përvec rrobave edhe aksesorët janë shumë të rëndësishëm. Ato I japin veshjes suaj një pamje më të kompletuar.
Një këmishë.
Ju mund të jeni një tip shumë sportiv, por një këmishë duhet pasur patjetër. Këmisha është e nevojshme për raste serioze. Papritur mund t’ju dalë një event ose duhet të shkoni në një interviste pune. Këmisha është aty për t’ju shpëtuar.
Atlete të bardha
Atletet mund t’ju shpëtojnë jetën. Sidomos tani që ato mund të vishen dhe me veshje klasike. Një palë atlete të bardha shkojnë me cdo ngjyrë dhe stilt të veshjes suaj.
Varëse
Varëset janë dhe do të mbetën gjithmonë trendi. Ato I shtojnë vlerë dhe rëndësi veshjes suaj. Ajo që duhet të keni patjetër është një varëse ngjyrë gold e cila bien në sy. Vendoseni sipër veshjes suaj dhe do ta shikoni ndryshimin.
T-shirt I bardhë
Ngjyra e bardhë është një ngjyrë universale, shkon me të gjitha llojet e ngjyrave dhe është shumë e lehtë për tu kombinuar. Prandaj një T-shirt me mëngë të shkurtra e bardhë është e domosdoshme.
Fustan I thjeshtë
Fustanet janë veshje ideale, për të krijuar një look të thjeshtë dhe të përditshëm. Jeni me nxitim dhe nuk keni kohë të kombinoni rrobat më njëra- tjetrën? Një fustan I lehtë është zgjidhja, kombinuar me atletet e bardha dhe jeni gati në kohë record.
Këto ishin sugjerimet tona, që shpresoj t’ju ndihmojnë sado pak. Për më shumë sugjerime dhe ide mund të ndiqni kleas.shop në Instagram.